ASH akuzon: Lëvizja Besa vepron në interes të VMRO-së
Rikonstruimi i Qeverisë ka përplasur partitë shqiptare – Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Nga kjo e fundit, kanë kritikuar hyrjen e ASH-së në Qeveri, duke thënë se kjo nuk ka për qëllim eurointegrimet e shtetit, por për interesa politike. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, e akuzoi Lëvizjen Besa se po vepron në favor të agjendës së VMRO – DPMNE-së.
“Cila do të jetë oferta juaj për shqiptarët, për shembull nëse nuk bëhet ndryshimet kushtetuese zotëri Zendeli. VMRO thotë se, keni mbetur partia e vetme opozitare. Kjo nuk është e vërtetë. Ju mund të thoni se jeni partia e vetme shqiptare opozitare, po kjo nuk është e vërtetë, sepse nuk keni legjitimitet të tillë, nuk keni fituar vota si opozitë, por në listë të përbashkët si LSDM”, tha Halil Snopçe nga ASH.
Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zeneli i’u kundërpërgjigj Snopçes duke thënë se, hyrja e ASH-së në Qeveri bëhet që të shpëtohet BDI-ja.
“Me hyrjen tuaj në Qeveri, e shpëtoni BDI-në në një moment kritik për BDI-në dhe në këtë situatë nuk mund të nxirreni me arsyetimet për anëtarësimet eurointegruese dhe ndryshimet kushtetuese. Ju njëherë provuat të hynit në Qeveri në vitin 2017 dhe e dini në fund ngelët me byrekun, por ky byrek filloi të kundërmojë dhe për çudi, në mbrëmje fjetët si opozitë, kurse në mëngjes u zgjuat si pozitë”, deklaroi Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.
Debati për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Qeverisë filloi dje, pas shkarkimin të ministrave të Aletarnativës. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në fillim të diskutimit për ministrat e ri, kërkoi mbështetjen e deputetëve për formimin një qeverie më stabile, më të suksesshme, më efikase dhe më të fokusuar./KlanMacedonia
Përgatiti: Teuta Buçi