FFM: Komisioni i garave hodhi poshtë ankesën e Vardarit për rastin  futbollistit Hristovski

Ndeshja  e  javës së 16-të në ligën e dytë të futbollit mes Gostivarit dhe Llokomotivës (Pehçeva&Fortuna) është regjistruar me rezultatin e shënuar në terren të gjelbërt, pra 1-0 për vendasit. Me këto pikë Gostivari vazhdon të mbetet  lider në renditjen e tabelës në Ligën e dytë.

Pra komisioni i garave  ka hedhur poshtë ankesë Lokomotivës, dhe  Vardarit, për paraqitjen e lojtarit Gordijan Hristovski, pasi sipas tyre i njëjti nuk kishte të drejtë loje, pasi brenda një sezoni ka ndërruar 4 skuadra.

Një gjë e tillë u konfirmua edhe sot nga ana e Komisionit për gara pranë FFM-së, që ndeshjen midis Gostivarit dhe Lokomotivës, e regjistroi me rezultatin e arritur 1:0 dhe 3 pikë për Gostivarin, që në këtë mënyrë avanson në Ligën e Dytë me 40 pikë.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share