Shkup: Shënohet njëvjetori i agresionit rus në Ukrainë

“NUK JENI VETËM – MESAZHE NGA KRERËT E VENDIT”

Njëvjetori I agresionit rus në Ukrainë është shënuar edhe në Shkup. Krerët e vendit me mesazhe se populli ukrainas nuk ëhstë I vetëm në këtë betejë. Kjo ditë është shënuar edhe nga shoqata ukrainase që veprojnë në vendin tonë.

Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, “Lesja Ukrainka”, me rastin e njëvjetorit të invazionit rus, ka organizuar një miting proteste.

Pjesëmarrësit, sic njofton KlanM, nga sheshi “Makedonija” janë drejtuar në parkun “Gruaja luftëtare” ku kanë vënë kurora me lule para përmendores së poetit, shkrimtarit dhe politikanit të njohur ukrainas, Taras Shevçenko.

“Këtu jam që t’i përkrah ukrainasit, kam familjarë ukrainas dhe këtu jemi sigurisht për të shënuar përvjetorin e luftës agresore Ruse ndaj në një shteti sovran.” 00:38 këtu jam që t’i përkrah edhe ukrainasit që jetojnë në Maqedoni, në të gjithë boten dhe më së shumti ato që janë në Ukrainë dhe vuajnë nga agresioni rus.

“Për fat të keq mund të them se me ato që kontaktoj ato janë mësuar me bombardimet atje, çdo sekondë mund t’i godasë raketë në ndërtesë dhe ato nuk kanë më nerva që të ikin në vende për t’u fshehur dhe që të kthehen pas çdo sulmi dhe funksionojnë ashtu siç munden në situata të tilla, hapen dyqane në Ukrainë, punojnë edhe shkollat por në kushte të tilla që të mbrohen.

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e njëvjetorit të invazionit rus në Ukrainë, sic njofton KlanM, është prononcuar në konferencën “Ukraina – viti i heroizmit” organizuar nga “CIVIL” dhe Ambasada e Ukrainës në Shkup.

“Nuk ka dilema se Ukraina tashmë është fituesi moral në këtë konflikt për shkak se arriti që pas kauzës së saj ta bashkojë botën demokratike që tregoi solidaritet të paparë. Të gjithë ata që mendojnë me kokë të tyre, s`ka asnjë dilemë se agresioni rus është luftë e një diktature kundër demokracisë. Lufta e së kaluarës kundër prosperitetit dhe në këtë përballje bota demokratike se ka të drejtën e disfatës” – tha Pendarovski.

Mesazh popullit ukrainas në këtë përvjetor ka dërguar edhe Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

 “Drejtuar popullit ukrainas. Ne jemi të vetëdijshëm për vuajtjet që keni kaluar gjatë 12 muajve të fundit. Ne qëndrojmë në solidaritet me ju. Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së, do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira. Kjo mbështetje do të jetë edhe më e fortë kur më në fund do të kthehet paqja. Ky është angazhimi dhe synimi ynë. Nuk jeni vetëm” – deklaroi Bujar Osmani.

Sipas statistikës së MPB-së, sic percjell KlanM, deri në janar, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë 29.419 shtetas të Ukrainës, kurse kanë dalë 23.020. Sipas këtyre shifrave del se në vendin tonë kanë mbetur më shumë se 6.000 qytetarë të Ukrainës. Për shkaqe humanitare, qëndrim në vendin tonë kanë marrë 378 ukrainas.

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share