“The Guardian”: Shqipëria me model të ri turizmi

Media prestigjioze britanike: Popullariteti i vendit po rritet, turizëm çdo ditë të vitit

Shqipëria po kthen sytë drejt zhvillimit të turizmit alternativ për të gjithë ata pushues që dëshirojnë të eksplorojnë destinacione të pazbuluara në vend të turizmit masiv, një lëvizje që qeveria shqiptare shpreson ta ndihmojë vendin të konkurrojë vendet fqinje.

Kështu e nis shkrimin gazeta britanike “The Guardian”, e cila thekson se popullariteti i vendit tonë po rritet, pasi ai po shihet gjithnjë e më shumë si vend ekzotik.

Duke u larguar nga modeli tradicional i pushimeve me diell dhe det, njësoj siç bëjnë vendet fqinje, Shqipëria po riformulon konceptin e saj për turizmin.

“Ajo që duam është turizmi miqësor ndaj mjedisit, i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm. Ne nuk duam që turizmi të përqendrohet vetëm në zona të caktuara, por turizmi që fokusohet në trashëgiminë kulturore, gastronomi, ecje, rafting, dhe natyrë, ka kaq shumë ferma të vogla ku njerëzit mund të shkojnë dhe ti shijojnë të gjitha këto.”

Për qeverinë shqiptare, duket se sfida e rradhës mbetet ardhja e pushuesve jo vetëm gjatë sezonit turistik veror, por çdo ditë të vitit. Këta pushues do të kenë mundësi të zbulojnë peisazhe spektakolare, një pjesë e mirë e së cilave janë shumë pak të njohura.

Media prestigjioze thekson gjithahstu se alpet shqiptare ofrojnë një potencial të jashtëzakonshëm për agroturizëm dhe ekoturizëm.

Vetëm vitin e kaluar vendi ynë tërhoqi 7.5 milion vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë që ka Shqipëria e cila shpreson të thyejë edhe një herë tjetër rekordin e vitit 2019 kur vendin tonë e vizituan 6.4 milion turistë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share