Kriza energjitike, Evropa kthen sytë nga qymyri dhe energjia bërthamore

Të paktën 26 termocentrale janë riaktivizuar gjatë vitit 2022

Evropa po përballet me krizën energjetike e shkaktuar nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të ndodhura në këto kushte disa vende evropiane i janë kthyer përdorimit të qymyrit dhe energjisë bërthamore, të cilat deri vonë ishin planifikuar të nxirreshin plotësisht nga përdorimi.

Pjesa e qymyrit në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike të vendeve të BE-së është rritur me 16% në vitin 2022, nga 13% në 2020. Vetëm përgjatë vitit 2022 janë riaktivizuar të paktën 26 termocentrale me qymyr.

Për vite të tëra vendet e bllokut, sigurinë e furnizimit me energji e kanë lënë në plan të dytë dhe në vend të kësaj janë fokusuar në politikat për mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike kjo për shkak të presionit nga qytetarët.

Megjithatë, këto vende u detyruan të ndërrojnë qëndrimin e tyre për shkka të ndërprerjes së gazit natyror nga Rusia.Ndërprerja e furnizimit me gaz natyror nga Rusia, ishte si rrjedhojë e sanksioneve të vendosura nga Bashkimit Evropian kundër Moskës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share