Presidenti rus, Vlladimir Putin paralajmëroi sot se armata ruse këtë vit do të sistemojë raketa të reja interkontinentale balistike “Sarmat”, të cilat mund të mbajnë më shumë amatim bërthamor.
Një ditë para përvjetorit të parë të sulmit rus ndaj Ukrainës,Putini tha se Rusia “do t’i kushtojë vëmendje të posaçme” përfoircimit të fforcave të veta bërthamore, kumtoi sot Kremlini.
“Si edhe deri më tani, do t’i kushtojmë vëmendje të posaçme përforcimit të triadës bërthamore”, theksoi Putin, duke menduar për raketat bërthamore në tokë, në det dhe në ajër, transmetuan agjencitë botërore.
Ai deklaroi se Rusia do të vazhdpjë me prodhimin masiv të raketave hipersonike ajrore “Knizhal” dhe do të fillojë me dërgesën e raketave hipersonike “Cirkon”.
Rusia këtë javë u tërhoq nga marrëveshja për kontroll të armatimit bërthamor me SHBA-në, e njohur si “START i Ri”.
Në prag të përvjetorit të parë të luftës, në Ukrainën lindore po zhvillohen luftime të ashpra. Përfaqësues perëndimorë besojnë se Rusia planifikon ofenzivë për pushtim të territoreve të reja.