Seanca parlamentare për zgjedhjen e ministrave të rinj do të vazhdojë në orën 20

Seanca parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të qeverisë do të vazhdojë në orën 20 dhe tashmë ka filluar seanca për pyetje deputetësh. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu mbledhjen e 104 -të për rikonstruimin e qeverisë, pasi filloi termini i seancës plenare për pyetje deputetësh.

Për diskutimin e pikës së dytë nga seanca e 104-të, Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë u paraqitën 38 deputetë, ndërsa më herët pas disa ditësh debat u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë Bekim Sali, ai për Shoqëri Informatike dhe Administratë Admirim Aliti dhe ministri pa resor Xhemail Çupi.

Xhaferi tha se për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë hapet debat i përgjithshëm dhe votimi është individualisht.

“Një debat i përbashkët, ndërsa votimi individualisht”, tha ai.

Në vërejtjen procedurale, koordinatori VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se spikeri Xhaferi më parë kishte lejuar prononcim individual, ose diskutim për secilin prej tre ministrave të shkarkuar, ndërsa tani unifikon diskutimin për katër ministra në një.

“Është logjike që në një tension të tillë, në aq ministra të mbledhur për shkarkimin e kolegëve të tyre, të lejoni të bëhet debat individual për të gjithë këta katër propozim- kandidatët që të diskutojmë. Në fund të fundit askush nuk ju mbron të votoni dhe të përfundoni me shkeljen e Rregullores”, tha Micevski.

Ai para votimit për shkarkimin e ministrave nga Alternativa në mënyrë procedurale akuzoi se zhvendosja e fillimit të seancës për pyetje deputetësh është me qëllim që të pengohet opozita për të bërë pyetje.

“Një precedent të tillë me pyetje deputetësh nuk ka pasur dhe ju jeni një pionier inovator në shkeljen e Rregullores”, ka thënë Micevski dhe kërkoi që seanca për shkarkimin e ministrave të caktohet në orën 19:00.

Xhaferi u përgjigj se vendimi për prolongimin e fillimit të seancës për pyetje deputetësh është marrë konform me rregullat e Rregullores së Kuvendit

Lexo gjithashtu
Total
0
Share