Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tregoi se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Veselit për Klankosova.tv.