Vazhdon edhe mbrëmjen e sotme debati për rikonstruimin e Qeverisë

Seanca e 104-të kuvendore për rikonstruimin e Qeverisë, në suaza të së cilës ende vazhdon debati për pikën e parë të rendit të ditës – propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, vazhdon edhe në orët e mbrëmjes.

Në pjesën e pasdites të vazhdimit të sotëm, deputetët e opozitës vazhduan kritikat për rikonstruimin e Qeverisë, duke vënë theksin tek menaxhimi i shumicës qeveritare.

Disa herë, por edhe gjatë ditëve të kaluara, ata kanë theksuar se është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që qytetarët “të shprehin revoltën ndaj politikave të tyre të këqija”.

Qeveria, sipas tyre, nuk ka kapacitete të përballet me korrupsionin, sulmet e hakerëve në institucione dhe raportimet e përditshme për bomba të vendosura, për të përmirësuar situatën në ekonomi, integrimin evropian të vendit, emigracionin e të rinjve, arsimit, si dhe kulturës, për të cilat është ndarë një buxhet dërrmues.

Deputetët theksuan se rikonstruimi po përdoret për marketing dhe jo sepse kuadri i mëparshëm i Alternativës “nuk ishin në gjendje”.

Kritika janë drejtuar edhe për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, pasi siç u tha, të njëjtët partiakë thanë se koalicioni i LSDM-së ishte “kriminal”.

Në këtë pjesë të seancës, deputetët po debatojnë për shkarkimin e ministrit pa portofol për diasporën Xhemail Çupi nga Alternativa, pas debatit për shkarkimin e bashkëpartiakëve të tij, ministrat e Shëndetësisë Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti, i cili do të zëvendësohet nga personeli i partnerit të ri të koalicionit – Aleanca për Shqiptarët.

Seanca filloi më 13 shkurt, ndërsa para kësaj Kuvendi konfirmoi dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendësministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe Drejtësisë Agim Nuhiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share