Tetovarët për Turqinë dhe Sirinë mblodhën mbi 46 mijë euro donacione

Për dy javë pas thirrjes së Komunës së Tetovës në llogarinë për donacione të paguhen mjete për ndihmë rajoneve të goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri janë mbledhur 2.890.318,00 denarë (46 mijë euro). Një mundësi e tillë ishte prej 9 deri më 21 shkurt.

“Aksioni për donacion (pagesë) të mjeteve financiare nga ana e Komunës së Tetovës për të goditurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka përfunduar. Në periudhën prej 09.02.2023 deri më 21.02.2023 janë mbledhur 2.890.318,00 denarë. Transparenca dhe llogaridhënia janë prioriteti ynë. E falënderojmë secilin qytetar për çdo denar të dhuruar. Shpresojmë se tërmete të këtilla asnjëherë tashmë nuk do të ndodhin në asnjë vende”, porositi kryetari i Komunës Bilall Kasami përmes medimeve sociale.

Komuna e Tetovës përmes vendimit të Këshillit ndau një milion denarë ndihmë për rajonet e goditura ga tërmeti në Turqi dhe Siri. Disa ditë në sheshin e qytetit u grumbulluan veshmbathje, ushqim i konservuar, tenda, batanije dhe prodhime të tjera të cilat më pas me dy kamionë u transportuan në të dy vendet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share