AVOKATËT: PROCESI TË NDIQET ME VËMENDJE
Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ka kërkuar një takim me Shefin e Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, siç thotë, të dorëzojë kallëzime penale dhe përgjime apo të ashtuquajtura “bomba” për ngjarje që lidhen me korrupsionin dhe krimin nga strukturat më të larta të shtetit nga sfera e politikës, gjyqësorit, komunitetit të biznesit.
Boki 13 i cili ka dënim të plotfuqishëm në rastin “Zhvatja” letrën Abazit ia ka dërguar më 16 Shkurt, por për shkak se deri tani Prokurori nuk e ka pranuar, ekipi i avokatëve të tij letrën e ka publikuar në opinion.
Si mbështetje të denoncimeve, ai do të dorëzojë dëshmi në formë të bisedave të xhiruara, transkripte, mesazhe dhe video-materiale dhe fotografi.
Avokatët e Boki 13 bëjnë thirrje që procesi të ndiqet më vëmendje, pasi sic thonë, pas nisjes së procesit klienti i tyre do t`i ekspozohet torturës, presioneve dhe kërcënimeve.
Boki 13 vuan dënimin në Burgun e Idrizovës. Ai është I dënuar për larje parash dhe verpra që lidhen me mashtrime.