Jeta e koreano-veriorëve në rrezik nga materialet radioaktive

Shqetësime janë ngritur në Seul, Japoni dhe Kinë pasi testimet bërthamore të Phenianit mund të rrezikojnë ujërat nëntokësore

Dhjetëra mijëra koreano-veriorë dhe njerëz në Korenë e Jugut, Japoni dhe Kinë mund të ekspozohen ndaj materialeve radioaktive të përhapura përmes ujërave nëntokësore.

Një vend testimi bërthamor që Korea e Veriut përdori për të kryer hedhjet e saj të raketave po rrezikon jetën e shumë njerëzve. Pheniani kreu në fshehtësi gjashtë teste të armëve bërthamore në vendin Punggye në provincën malore të Hamgyong-it të Veriut midis viteve 2006 dhe 2017, sipas zyrtarëve të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Ekspertët shprehen se materialet radioaktive mund të ishin përhapur në tetë qytete dhe qarqe pranë zonës, ku jetojnë më shumë se 1 milion koreano-veriorë dhe ku ujërat nëntokësore përdoren në jetën e përditshme. Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia rrezikojnë produktet e tyre bujqësore dhe ato të peshkimit.

Në vitin 2015, agjencia e sigurisë ushqimore e Koresë së Jugut zbuloi se niveli standart i këtyre materialeve radioaktive ishte rritur me nëntë herë dhe u zbulua në disa produkte ushqimore kryesisht te kërpudhat. Kina dhe Japonia kanë rritur monitorimin e rrezatimit dhe kanë shprehur shqetësime për ekspozimin e mundshëm pas testeve të mëparshme bërthamore të Veriut, por nuk kanë dhënë informacion për ushqimin e kontaminuar.

Shumë ekspertë të jashtëm kanë ngritur shqetësime për rreziqet e mundshme shëndetësore nga uji i kontaminuar, por Koreja e Veriut hodhi poshtë shqetësimet e tilla, duke thënë se nuk kishte rrjedhje të materialeve të dëmshme pas testeve të kaluara bërthamore. Kur Koreja e Veriut ftoi gazetarë të huaj për të parë shkatërrimin e disa tuneleve në vendin e testimit bërthamor në vitin 2018, ajo konfiskoi detektorët e tyre të rrezatimit. Seuli dhe Uashingtoni kanë thënë se Pheniani mund të përgatitet për një test të shtatë bërthamor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share