“Dëbime ka pasur o mik i dashur” – Profesori Selmani kundërshton ministrin Çupi për shkaqet e migrimit

“Nuk pajtohem me ministrin, e ka gabim” – kështu e nisi kundërshtimin e tij profesori universitar, bashkim Selmani ndaj ndaj Ministrit për Diasporë, Xhemail Çupi. Kundërshtimi i profesorit kishte të bëjë me formën e migrimit. Sipas Selmanit, shqiptarët nuk kanë migruar, por janë dëbuar në periudha të caktuara në histori.

“Dëbime ke pasur o miku im i dashur. nuk kanë migruar ato. I kanë dëbuar me dhunë. Këto faza që ju i përmendi janë më të dhimbshmet të kombit shqiptar”, tha Bashkim Selmani në Klan Debat.

Ndërsa nga ana tjetër, ministri i kërkoi profesorit t’i prezantojë rezultatet dhe shkaqet e migrimit të dala nga hulumtimi gjashtëvjeçar i Selmanit dhe studentëve të Juridikut në UT./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share