INJORIMI NGA BLINKEN MESAZH I KEQ PËR OSMANIN DHE KURTIN
Takimi që sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi me presidentin e Serbisë Aleksander Vuciq në kuadër të konferencës së Mynihut ndërsa një të tillë nuk e pati me liderët e Kosovës u përcoll me kritika nga opozita.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se injorimi që është bërë nga Blinken, është mesazh i keq për presidenten dhe kryeministrin.
Ai ka thënë se është konferenca e parë e Mynihut që liderët e Kosovës të mos takohen me figura të larta të SHBA-së.
Ka thënë se për ta është shqetësues pozicioni aktual që Kosova e ka në këtë proces karshi aleatëve.
“Është shqetësuese që drejtues të shtetit janë duke u injoruar nga departamenti i shtetit nga sekretari Blinken. Është hera e parë që drejtues të shtetit nuk arrijnë me u taku me drejtues të niveleve të larta të departamentit të shtetit. Ne nuk e dimë se si ka rrjedhë procesi për dy vite. Po flasim për një marrëveshje tranzitore që do ta caktojë një status-quo të re dhe krejt kjo ka ardhur në kuadër të kryeministrit Albin Kurti” – tha Abelard Tahiri – shef i GP të PDK-së
Por ndryshe i sheh raportet Kosovë SHBA shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
”E rëndësishme është të vazhdohet dialogu.Kosova dhe SHBA-ja kanë raporte siç duhet të jenë mes dy partnerëve strategjikë” – deklaroi Mimoza Kusari Lila.
AAK-ja kërkon që sa më shpejt të nënshkruhet sipas tyre marrëveshja finale me Serbinë.
Emisari i BE-së Miroslav Lajcak duke punuar në dy pista e para që të dyja palët ta pranon planin e BE-së dhe e dyta që ai plan të zbatohet në përpikmëri. Sipas itj çdo vonesë e mëtejshme për BE-në dhe SHBA-në është e papranueshme.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha