Macron kërkon dialog me Putinin, Zelensky: Po humb kohë, s’mund të bëjmë asgjë

Në një intervistë për mediat italiane, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Presidenti francez Emmanuel Macron po humb kohën e tij duke u përpjekur për dialog me Vladimir Putin.

Më herët, Macron deklaroi se është thelbësore që Rusia ta humbasë lutën por pa u poshtëruar, e për këtë gjë ai propozoi negocimin me Putin.

“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj. Jam i bindur se, në fund, kjo nuk do të përfundojë ushtarakisht. Nuk dua që lufta të shkojë në tokën ruse, ky s’ka qenë kurrë qëndrimi ynë” , u shpreh Presidenti francez pasi u kthye nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.

Macron këmbënguli se Franca mund të luajë një rol vendimtar si një ndërmjetës i fuqishëm, por Zelensky mendon ndryshe.

“Dialogu është i padobishëm, Macron po humb kohën e tij. Ata kanë vendosur të izolohen në një ëndërr për të rindërtuar ish-perandorinë sovjetike dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”, theksoi lideri ukrainas.

Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky komunikuan përmes një bisede telefonike të Dielën, ku lideri francez premtoi mbështetje të vazhdueshme dhe furnizime të mëtejshme me pajisje ushtarake./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share