Fondi për sigurim shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSSHRMV) njofton se sistemi “Sigurimi im” funksionon për të siguruarit në tërë vendin, me atë që për shkak të përshtatjeve teknike, ai do të jetë plotësisht funksional deri në fund të ditës.
“Deri më tani, ‘Termini im’ i ka ndërmarrë të dhënat e datës së sotme, 20 shkurt 2023. Të gjitha kontributet e paguara nga të gjitha të siguruarit janë evidentuar në Termini im. Kjo do të thotë se të gjithë të punësuarit shëndetësorë dhe farmacitë kanë mundësinë të kontrollojnë statusin e sigurimit në Termini im”, njofton sot FSSHRMV.
Nga aty informojnë se po punojnë në mënyrë aktive në sistemin e pagesës së pagave, pushimeve të lindjes dhe rimbursimeve të tjera. Gjatë ditës pritet të kthehen edhe në sisteme të tjera. Të gjitha informacionet, siç është paralajmëruar, do të ndahen me opinionin menjëherë dhe në kohën e duhur.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë fundjavës në intervistë për MIA-n theksoi se do të zgjidhet problemi me sulmin e hakerëve në Fondin për sigurime shëndetësore. Siç informoi ai, ekspertë vendas dhe nga vendet anëtare të NATO-s punojnë gjatë gjithë kohës. Të dhënat personale të qytetarëve, sipas Kovaçevskit, janë të mbrojtura, ndërsa po bëhet përpjekje që punëtorëve shëndetësorë t’u paguhen pagat. /MIA