Tenis: Iga Swiatek triumfon në Doha

Alcaraz fiton në Buenos Aires, Medvedev në Rotterdam

Tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë për femra, fitoi turneun WTA të Doha, pas triumfit 2-0 në finale ndaj amerikanes Jessica Pegula (6-3, 6-0). Ky është viti i dytë radhazi që Swiatek fiton në Doha, duke mbrojtur titullin fituar vjet, në një ndeshje që e dominoi në të dyja setet. Për Swiatek ky është titulli i 12-të në karrierë.

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, cili renditet I dyti në botë, triumfoi në turneun ATP të Buenos Aires, suksesi i shtatë në karrierë. Ai mposhti 2-0 në finale britanikun Cameron Norrie (6-3, 7-5). Ky është turneu debutues i këtij sezoni për ish-numrin 1 në botë, që u dëmtua pak para Australian Open. Këtë javë Alcaraz do të luajë në ATP të Rio de Zhaneiro, ku fitorja mund t’i japë sërish kreun e renditjes botërore.

Në turneun ATP të Rotterdam, fitues doli tenisti rus Daniil Medvedev. Ish-numri 1 në botë, mundi me përmbysje 2-1 në finale italianin Jannik Sinner (5-7, 6-2, 6-2), në një ndeshje me rivalitet në setin e parë. Falë këtij triumfi, Medvedev rikthehet në “top-10” tenistët më të mirë në botë.

/KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share