‘Luani’ i Zemër Luana nuk kursen as Luana Vjollcën në episodin final

“Në gojë të Luanit” është një ndër lojrat më të veçanta por edhe të sikletshme për të ftuarit në “Zemër Luana” në Tv Klan, ku ata duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve pikante ose duhet të lageshin nga Luani.

Në këtë fund sezoni, si asnjëherë më parë Luana Vjollca, autorja dhe moderatorja e spektaklit “Zemër Luana” në Tv Klan ka vendosur të provojë sfidën ‘Në gojë të Luanit’ ose ndryshe ‘xhunglën’ e këtij programi, për të kuptuar ndjesinë e të ftuarve por edhe të tregojë si luhet një lojë, pa u arratisur që nga “Goja e Luanit” siç janë përpjekur shumë prej të ftuarve të këtij sezoni.

Ndryshe nga gjithë të ftuarit drejtuesja Luana Vjollca sonte e ka bërë këtë sfidë plot 4 herë duke u vendosur në siklet, duke u përgjigjur pyetjeve të vështira dhe kur nuk ka dashur të përgjigjet, “Luani’ nuk e ka kursyer aspak.

Një moment për të mos u humbur, ku Luana tregon njëherë e mirë sesi luhet kjo sfidë!

Ndiqni videon më poshtë për të parë sfidën e plotë të Luana Vjollca. /tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share