Pavarësia e Kosovës, Luana Vjollca jep mesazhin e ndjerë nga ‘Zemër Luana’

Data 17 Shkurt është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, pasi shënjon ditën e Pavarësisë të Kosovës.

Nisur nga kjo një ndër të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, ka qenë këngëtari Asim Gashi, i cili ka kënduar disa këngë patriotike mjaft të ndjera.

E menjëherë pas kësaj performance emocionuese, nuk mund të mungonin as disa fjalë emocionuese.

“Është e pamundur që në këtë datë të shënuar 17 Shkurt, se unë emocionohem kur flasim për Kosovën. Ata festuan Pavarësinë dhe ne donim që në pak minuta t’i dedikonim Kosovës tonë të dashur, siç kemi bërë në gjithë sezonin, sepse nëse nuk e dini në 101 të ftuar gjatë gjithë sezonit gjysma e tyre kanë qenë nga Kosova. Edhe do jenë gjithmonë në çdo program që unë do kem dorë, sepse jemi 1 dhe e kemi pjesë të pandashme. Meqë jemi këtu a ka mundësi të na e hiqni atë kufi, pse duhet të shkoj unë në shtetin tim me pasaportë? Një shtet jemi, unë kur përmend Kosovën, më vjen të them Lavdi Dëshmorëve që kanë luftuar për atë vend, është e pamundur të mos e përmend UÇK“, ka thënë autorja dhe moderatorja Luana Vjollca.

Edhe këtë sezon, në “Zemër Luana” ka patur shumë të ftuar nga Kosova dhe nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share