GRUBI: SHPIFJET E VMRO-DPMNE-së FUSHATË PËR TË DËMTUAR BDI-në
VMRO-DPMNE ka vazhduar të publikojë, sic thonë nga kjo parti, detaje rreth njerëzve të afërt me Artan Grubin, që rrotullojnë biznese të mëdha, por edhe të funksionarëve të BDI-së që këtë ua kanë mundësuar.
Byroja për metrologji, sipas VMRO-DPMNE-së, ka rëndësi kyçe në gjithë procesin. Në shënjestër të opozitës, sic percjell KlanM, është Merita Mustafai – Drejtore e Byrosë, që sipas tyre mundëson bizneset e njerëzve të afërt të Grubit. Duke mos kontestuar listën anketuese, VMRO-DPMNE pretendon se bashkëshorti i Merita Mustafait, posedon vilë luksoze në Kodrën e Diellit me mbi 150 metër katrorë.
“Kjo është hacienda në Kodër të Deillit të Mustafait që I mundëson një njeriut të afërt të Grubit të fitojë akreditimin për kalibrimin e instrumenteve për derdhjen e derivateve të naftës dhe gazit të lëngshëm. Publikisht u bëjmë thirrje institucioneve të hapin hetime dhe të konstatojnë se me cilat para Familja Mustafai ndërton vilën në Kodrën e Diellit dhe përse nuk është paraqitur? Është koha për përgjegjësi nga kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së” – tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Shpifjet, akuzat, sulmet nuk kanë të ndalur, por derisa jam figurë publike, i pres dhe do të përballem me fushatën nxitëse dhe shpifëse, në media e në gjyq. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, ka reaguar dje Zv/Kryeministri I Parë Artan Grubi.
”Akuzat dhe shpifjet e VMRO DPMNE-së janë të mirë koordinuara dhe vazhdimësi e fushatës së tyre të përbashkët për ta dëmtuar BDI-në, Kryetarin, mua dhe eksponentët e lartë të BDI-së, si dhe rrugën reformuese e integruese nëpërmjet të aleancës për Europë përballë forcave izoluese të prira nga VMRO dhe të ndihmuara nga disa shqiptarë për fat të keq, të cilët janë vënë në shërbim të plotë të këtyre përpjekjeve kundër forcave proeuropiane” – tha Artan Grubi, BDI.
E inkurajoj koalicionin izolues dhe shpifës të prirë nga VMRO, Levica dhe ato shqiptarë qe u jane vënë në shërbim, të denoncojnë në institucionet përkatëse çdo dëshmi për çfarëdo krimi eventual të cilin ata e pretendojnë – thuhet mes tjerash në reagimin e Grubit. /KlanMacedonia/