Raketat izraelite godasin ndërtesat e Damaskut

Pesë persona humbën jetën dhe 15 u plagosën, sulmet ajore janë shtuar me dyshimin se Irani po dërgon armë dhe personel në Siri

Një sulm me raketa izraelite goditën ndërtesat në qendër të Damaskut, pranë një kompleksi të madh sigurie, duke vrarë pesë persona.

Nga shpërthimi u dëmtuan disa ndërtesa shumëkatëshe, ndërsa 15 persona të tjerë mbetën të plagosur. Distrikti me popullsi të dendur është shtëpia e një kompleksi të madh që ka siguri të lartë.

Duke cituar një burim ushtarak, media shtetërore tha se Izraeli kishte kryer sulme ajrore duke synuar disa zona në kryeqytet pak pas mesnate. Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmet ajrore që vijnë më shumë se një muaj pasi një sulm raketor izraelit goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, duke vrarë katër persona, duke përfshirë dy ushtarë.

Për gati një dekadë, Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër transferimeve të dyshuara të armëve të sponsorizuara nga Irani dhe dislokimeve të personelit në Sirinë fqinje. Zyrtarët izraelitë rrallë herë e kanë pranuar përgjegjësinë për sulmet.

Izraeli gjithashtu muajt e fundit ka intensifikuar edhe sulmet në aeroportet dhe bazat ajrore siriane për të penguar përdorimin në rritje të Iranit të linjave të furnizimit ajror për të ofruar armë për aleatët në Siri dhe Liban, duke përfshirë Hezbollahun e Libanit të mbështetur nga Irani. Sulmet janë pjesë e një përshkallëzimi të atij që ka qenë një konflikt me intensitet të ulët, qëllimi i të cilit ishte të ngadalësonte shtrirjen në rritje të Iranit në Siri, thonë ekspertët ushtarakë izraelitë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share