Krim në familje në Itali, nëna vret vajzën 13-vjeçare

Polizia all’esterno dello stabile dove una donna di 51 anni ha ucciso a coltellate la figlia di 13 anni all’interno della loro abitazione e ha tentato, poi, di suicidarsi, Silì, Provincia di Oristano. ANSA

Tragjedia zbulohet nga i ati i viktimës. Shkaqet e krimit të rënde ende të panjohura

Tragjedi në Oristano të Italisë. Një grua 52-vjeçare vrau vajzën e saj 13-vjeçare dhe më pas u hodh nga dritarja. Gruaja shpëtoi dhe u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spital. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po heton ngjarjen.

Ngjarja ndodhi herët të shtunën në Silì, një fshat i Oristanos në ishullin e Sardenjës. Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes të raportuar nga agjencia Ansa, gruaja, Monica Vinci, dyshohet se goditi me thikë vajzën e saj 13-vjeçare, Chiara Carta, duke e lënë të vrarë.

Alarmin e dha një kalimtar i rastit që gjeti gruan në tokë dhe lajmëroi policinë. Më pas ishte i ati i viktimës, agjent i policisë lokale të Oristanos, i ndarë nga gruaja, që shkoi në vendngjarje. Burri gjeti ish-gruan e tij në tokë dhe thirri ambulancën, pastaj gjeti vajzën e tij të pajetë në shtëpi.

Sipas raportimeve, trupi i 13-vjeçares u gjet në tualetin e shtëpisë e mbytur në një pellg gjaku, me shenja të dukshme të plagëve të marra nga goditja me thikë.

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar skenën dhe ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet e aktit të rëndë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share