Ylli televiziv po reklamon koleksionin e ri të rrobave të banjos
Kim Kardashian duket se është modelja ideale për markën e saj teksa reklamoi koleksionin e rrobave të banjës nga “Skims”.
42-vjeçarja ka shfaqur linjat perfekte trupore e veshur me bikini, ndërsa shihet duke pozuar pranë një makine sportive.
Sipas Daily Mail, fushata e re reklamuese do të ketë si temë kryesore alienët, gjë të cilën ajo e konfirmon edhe përmes postimit të fundit që ka bërë në Instagram.
Në këtë video mund të shihet një alien ngjyrë vjollce që shfaqet pas shpinës së bukuroshes bionde.
Fushata e fundit reklamuese e markës së saj e ka lejuar 42-vjeçaren të tregojë fizikun joshës që ka arritur pas humbjes në peshë vitin e kaluar.
Ajo humbi mbi shtatë kilogramë në vetëm tre javë, në mënyrë që të mund të vishte fustanin e Marilyn Monroe për Met Gala vitin e kaluar.
Klan News