Leonardo DiCaprio i shqetësuar për reputacionin e tij

Aktorit nuk i pëlqejnë komentet për romancat që ka me vajzat e reja

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio nuk është i lumtur kur jeta e tij private komentohet në sy të publikut. Madje sipas gazetës britanike Dailymail, Leo është i mërzitur me imazhin që fansat kanë krijuar për lidhjet e tij të dashrisë me vajza nën moshën 25 vjeç.

“Ai dëshiron ta heqë një herë e mirë këtë imazh që ka krijuar dhe është shumë i shqetësuar që kjo vazhdon ta përndjekë,”- zbuloi një burimi pranë aktorit për gazetën britanike.

2 vjet pas filmit të famshëm “Titanic”, aktori i cili ishte 24 vjeç në atë kohë filloi të takohej me supermodelen Gisele Bundchen e cila në atë kohë ishte 18-vjeç.

Në vitin 2005, DiCaprio nisi në një tjetër romancë pesëvjeçare me supermodelen Bar Refaeli, e cila ishte 20 vjeç kur filluan të takoheshin.

Çdo detaj i marrëdhënies së tyre të gjatë u bë publik nga mediat e huaja dhe shumë besuan, në atë kohë, se aktori kishte takuar shpirtin e tij binjak. Megjithatë, kur Refaeli mbushi 25 vjeç në vitin 2010, çifti u ndanë duke bërë që aktori të gjente veten në qendër të komenteve negative lidhur për refuzimin e tij të dukshëm për të dalë një grua që është mbi moshën 25-vjeç.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share