Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen sot tha se BE-ja mund të jetë partner me industrinë ushtarake që ta rrisë prodhimin e municionit për Ukrainën dhe për t’i ripërtërirë rezervat e veta
Ajo e krahasoi këtë plan me atë që bëri Unioni gjatë pandemisë kur ishte e nevojshme të prodhoheshin sasi të mëdha vaksinash kundër koronavirusit.
“Do të mund të mendojmë për marrëveshje të mëdha të cilat do t’u mundësojnë kompanive të mbrojtjes të investojnë në linjat e prodhimit për ta shpejtuar prodhimin dhe t’i rrisin sasitë që mund t’i dorëzojnë,” tha Von der Leyen në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Ajo theksoi se Unioni nuk mund të presë me muaj dhe vite për t’i ripërtërirë rezervat ushtarake të tij ose të dërgojë predha të kalibrit të madh në Ukrainë.
“Tani është koha që të rritet prodhimi në atë që i duhet Ukrainës, siç janë municionet e standardizuara”, Von der Leyen.