Epilepsia dhe sëmundjet bashkëshoqëruese

Specialistët: Ndeshet që në fëmijëri, por është edhe e trashëgueshme

Epilepsia ose siç njihet ndryshe sëmundja e tokës, është një çrregullim neurologjik që prek grupmosha të ndryshme. Sipas mjekes neurologe, Entela Basha ky problem mund të ndeshet që në fëmijërinë e hershme, por është edhe e trashëgueshme.

“Përsa i përket shpeshtësisë mund të jetë nga ato sëmundje që mund të vihet re që sapo lind fëmija, por edhe në moshat e treta. Epilepsia ka dhe forma të lindura, veçanërisht disa forma gjenetike por ka dhe të fituara gjatë jetës.”

Specialistja thekson se bashkë me epilepsinë ka dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese

“Sëmundjet më të shpeshta që mund të bashkëshoqërohen me epilepsinë, janë traumat e kokës, tumoret e kokës, infarktet e trurit.”

Kjo sëmundje mund të trajtohet dhe mbahet nën kontroll sipas mjekes me medikamentet përkatëse afatgjata.

“60% deri 70% të krizave trajtohen me një medicament që në fazat e para të sëmundjes. Janë mjekime afatgjata në kohë, të paktën deri në 5 vjet dhe pastaj të ndërpritet medikamenti.”

Rreth 2% e popullatës në vendin tonë kanë probleme ose vuajnë nga epilepsia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share