Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm janë matur 33 centimetra borë. Në Anet e Mavrovës mbulesa e borës është 11 centimetra, ndërsa në Lazaropole pesë, njofton DPHM, përcjell Klan Macedonia.
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura maksimale në disa vende do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizë në intervalin prej 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Sipas DPHM-së, gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë ditore që në shumë vende do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Ditën e hënë do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Nga e marta do të vijojë sërish mot stabil dhe më i ngrohtë./KlanMacedonia