Futbollisti ganez, Christian Atsu, u gjet i pajetë në rrënojat e shtëpisë së tij dy javë pas tërmetit që goditi Turqinë. Agjenti i ish-futbollistit të Everton, Chelsea dhe Newcastle, ka konfirmuar vdekjen e 31-vjeçarit.
Atsu ishte shpallur i humbur që prej tërmetit të 6 Shkurtit që shkaktoi shembjen e apartamentit të tij në Hatay. Klubi i tij, Htayspor, raportoi fillimisht se ai u shpëtua me disa dëmtime, por më vonë u tha se ai nuk është nxjerrë ende.
“Me zemër të thyer më duhet të lajmëroj se trupi i Christian Atsu u nxorr këtë mëngjes. Ngushëllimet më të thella shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij. Dua të falenderoj çdo person për mbështetjen dhe lutjet”, tha agjenti Nana Sechere në një postim në rrjetet sociale.
Atsu i ishte bashkuar Hatayspor që prej Shtatorit 2022. Një ditë para tërmetit ai ishte kthyer heroi i tifozëve pasi shënoi një gol në minutat e fundit.
Deri më tani, tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë veriore i ka marrë jetën më shumë se 45 mijë personave./tvklan.al