Sulm në një stacion policor në qytetin pakistanez Karaçi, e humbën jetën të paktën dy persona

Grupi islamik sot sulmoi një stacion policor në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, me ç’rast e humbën jetën të paktën dy persona, njoftoi DPA, duke iu referuar përfaqësuesve zyrtarë. Gjatë sulmit pati të shtëna dhe shpërthime.

Grupi islamik Tehrik-e-Taleban Pakistan mori përgjegjësinë për sulmin në një kumtesë të dërguar nga zëdhënësi i saj për mediat. “Ky është sulmi ynë vetëvrasës. Detajet do t’i shpallim më vonë”, thuhet në kumtesën e talebanëve pakistanezë.

Sipas policisë, të paktën pesë terroristë hynë në ndërtesën ku ndodhen zyrat e oficerëve më të lartë të policisë në qytet. Në momentin e sulmit, në ndërtesë ndodheshin rreth 30 policë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share