Kuvendi e vazhdoi mbledhjen e 104-t me debat për shkarkim të ministrit Admirim Aliti

Kuvendi e vazhdoi mbledhjen e 104-t, në rend dite të së cilës është shkarkimi i tre mnistrave të Alternativës, e cila doli nga koalicioni qeveritar.

Në ditën e pestë të kësaj mbledhje, filloi debat për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.

Debati për shkarkim të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali është shterrë dje, por për shkak të mungesës së kuorumit mbrëmë u kumtua se do të votohet plotësisht.

Vazhdimi i sotëm i mbledhjes sërish filloi pa numër të mjaftueshëm të deputetëve për të votuar për shkarkim të ministrit Sali.

Krahas Sali dhe Alitit, në rend dite të kësaj mbledhje është shkarkimi edhe i një bashkëpartiaku të tyre, nga Alternativa – Xhemail Çupi, ministër pa resor i angazhuar për diasporë. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share