Nxehtësia lidhur me ndryshimet klimatike e ka përkeqësuar efektin e thatësirës në Argjentinë

Temperaturat e larta ekstreme në Argjentinë lidhur me ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar ndikimin e thatësirës historike që ka prekur zonat bujqësore të vendit të Amerikës së Jugut që nga viti i kaluar, thonë shkencëtarët në raportin e fundit.

Shkencëtarët e lidhur me grupin World Weather Attribution (WWA) thonë se  analiza e shpejtë ka treguar se ndryshimet klimatike  drejtpërdrejt nuk i ulin reshjet, por se temperaturat e larta me siguri e ulin  disponueshmërinë e ujit dhe e përkeqësojnë efektin e thatësirës.

Thatësira ka goditur të mbjellat e sojës, misrit dhe grurit në vend, i cili është eksportuesi më i madh në botë i vajit të sojës dhe eksportuesi i tretë më i madh i misrit, duke çuar në një ulje të mprehtë në parashikimet e të korrave. Thatësira preku edhe Uruguain fqinj.

Mungesa e reshjeve lidhet me praninë e fenomenit klimatik La Niñja, një ftohje e Paqësorit ekuatorial që redukton sasinë e reshjeve në disa pjesë të Argjentinës. Megjithatë, shkencëtarët thonë se temperaturat ekstreme janë produkt i ngrohjes globale.

“Rajoni gjithashtu po përjeton valë intensive të të nxehtit, frekuenca, intensiteti dhe kohëzgjatja e të cilave janë rritur për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas raportit të WWA.

Javën e kaluar, pjesa më e madhe e tokave bujqësore në Argjentinë u godit nga një tjetër valë e re e të nxehtit që zgjati disa ditë dhe   shpejt i pakësoi reshjet që ranë në fund të janarit dhe shkurtit në zonat të cilat shumë kanë nevojë për ujë pas valës së të nxehtit të vitit të kaluar.

“Temperaturat më të larta në rajon në fund të vitit 2022, që i atribuohen ndryshimeve klimatike, e zvogëluan disponueshmërinë e ujit në modele, kumtoi WWA.

“Kjo tregon se ndryshimet klimatike ndoshta kanë reduktuar disponueshmërinë e ujit në këtë periudhë, duke rritur thatësirën bujqësore, edhe pse studimi nuk ishte në gjendje ta përcaktojë sasinë e këtij efekti”, shtojnë ekspertët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share