Sejdiu tregon momentet e para të karrierës: Në Algjeri të gjithë thonin, shqiptari nga Shkupi po i mund gjithë kundërshtarët (VIDEO)

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, mundësi Shaban Sejdiu ka treguar rreth karierrës së tij ku thotë se në fillim ishte shumë i ri dhe në garat e para si 16-vjeçar në Algjeri ka mundur gjithë kundërshtarët ku edhe filloi fuqishëm me ngritjen e karrierës.

”Trajnerët e kishin vështirë sepse ju thonin si mundet një 16-vjeçar të merr pjesë, por pastaj me një leje speciale të mjekut pjesëmarrja ime ishte prezent në Algjeri. Ata donin ta shihnin ku është kapaciteti jonë në mundje, stilin e lirë ne e treguam rezultatin e mirë me disa kundërshtarë ku i fituam me fitore të thella dhe i dërguam në spitalet e Algjerisë, pastaj filluan të pyesin kush është shqiptari nga Shkupi që po mund të gjithë kundërshtarët” – tregon Shaban Sejdiu për fillimet e karrierës së tij. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Zekiri

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share