Sindikata e Postës së Maqedonisë kërkon të stopohet punësimi i 31 nëpunësve administrativ

Sindikata e Postës së Maqedonisë kërkon që drejtori i përgjithshëm ta shqyrtojë dhe stopojë vendimin për shpallje të konkursit publik për punësimin e 31 punëtorëve administrativ për shkak të, duke e pasur parasysh, siç kumtojnë, “gjendjes së keqe financiare me të cilën sillemi në rrezik për sigurimin e rrogave të rregullta të punëtorëve ekzistues”.

Nga atje potencojnë se nga dita në ditë shqetësimi dje pasiguria tek të punëuarit është gjithnjë e më e madhe, posaçërisht, siç potencojnë, pasiguria pë.r pagesën e rregullt e rrogës në afat ligjor në periudhën në vijim – muaj, ndërkaq plotësisht shqetëson fakti që vonon edhe pagesa e rrogës për janar 2023 në afatin e paraparë ligjor deri më datën 15 të muajit. “Edhe krahas asaj shpallet konkurs publik për punësime të reja dhe atë në administratë ku ka stërngarkim ndërkaq ato vende mund të plotësohen me risistemim të brendshëm. E tërë kjo është joserioze dhe plotësisht e rrezikon të ardhmen dhe ekzistencën e mbi 2000 të punësuarve”, thekson Sindikata.

Edhe në këtë gjendje të krizës dhe pasigurisë së Shoqatës, shtojnë, nuk do të ishin kundër punësimeve të reja nëse janë në përputhje me nevojat reale të Shoqatës, ndërsa kanë të bëjnë me plotësim të vendeve të zbrazura të ounës nga procesi teknologjik të cilat do të kontribuojnë për efikasitet dhe produktivitet më të madh, e me atë përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share