Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në emisionin Klan Debat sqaroi qëllimin e sjelljes së ligjit për kanabisin mjekësor në kohën kur partia e tij ishte në pushtet. Sipas tij, atëkohë, ligji u soll me konsensus të të gjitha partive poltike, ndërsa qëllimi ka qenë përfitimi i industrise farmaceutike vendase nga produkti i marihuanës mjekësore.
Ai akuzoi pushtetin e LSDM-së se nuk e ka ecur përpara këtë çështje dhe e ka degraduar zhvillimin e kësaj industrie dhe qëllimin kryesor të saj.
“Nga ideja fillestare e vitit 2016 se do të zhvillohet për qëllime mjekësore e se ne do të kemi industri me zhvillim të lartë farmaceutike, përballemi me prodhimin e vetëm lëndës së parë”, tha mes tjerash Lefkov.
Ai akuzoi pushtetin për korrupsion dhe keqpërdorim të kësaj industrie duke përmendur edhe përfshirje të zyrtarëve policorë në tregti ilegale të kanabisit./KlanMacedonia