Më në fund bashkë.Bëhet fjalë për një ceremoni të organizuar në përkujtim të Abdylaqim Ademit në pesë vjetorin e vdekjes së tij ku shihen bashkërisht pjesëmarrës kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Grupi i Zjarrit me në krye Musa Xhaferin dhe Izet Mexhitin dhe të tjerët duke bërë homazhe pranë varrit të tij në Shemshovë.
Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” do të realizojë një sërë aktivitetesh sot për të kujtuar ish ministrin e Arsimit, Abdilaqim Ademin.
Aktivitete nisën me homazhe në fshatin Shemshovë.
Në orën 13:00 do të bëhet prezantimi i librit “Grafeni” me autor Abdilaqim Ademi, në Amfiteatrin e Universitetit të Tetovës, në Tetovë.
Pasdite në ora 15:30 do të ketë Akademi përkujtimore dhe promovim i filmit dokumentar kushtuar Abdilaqim Ademit, në Teatrin Shqiptar në Shkup.