Emrat nxitës të klubeve bullgare: Sot afati i fundit për ndryshim

ÇERNEVA: EMRAT JANË ZGJEDHUR NË ATË MËNYRË PËR TË PROVOKUAR PALËN TJETËR

Gjatë ditës së sotme përfundon afati për ndryshimin e emrave të klubeve bullgare që  kanë përmbajtje nxitëse. Nga ana tjetër, në Sofje sot dhe nesër duhet të mbahet takimi i 22-të i Komisionit të Përbashkët Ekspert Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Sot është afati i fundit për ndryshimin e emrave nxitës të klubeve bullgare. Klubi kulturor bullgar në Ohër “Car Borisi i Tretë” ka paralajmëruar se do të ndryshojë emrin, ndërsa klubi tjetër në Manastir “Vanço Mihajllov” do të ankimojë vendimin e autoriteteve maqedonase, me të cilin parashihet që klubet me emrat “provokues e fyes” kanë afat deri sot, 16 shkurt, t’i ndryshojnë emrat e tyre. Ish -këshilltarja e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Vesela Çerneva, në një intervist për “BTV” theksoi se emrat e klubeve bullgare në Maqedoni janë zgjedhur në atë mënyrë për të provokuar palën tjetër, siç përmend ajo “për shembull, emri “Car Boris i Tretë” u kujton maqedonasve Luftën e Dytë Botërore, kur kishte trupa pushtuese nga Bullgaria”.

“Kur hap një klub për të qenë urë për ngrohjen e marrëdhënieve, nuk e bën për të ofenduar palën tjetër. Historikisht, secili ka ndjeshmëritë e veta. Këtu lind pyetja se çfarë bën diplomacia, sepse kjo është detyra e saj, të ndërtojë ura dhe të zgjidhë problemet para se ato të bëhen fizike”, tha ajo.

Sipas saj trazirat në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në interes të qëllimeve ruse.

“Çdo trazirë e tillë në marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm që e bën të pamundur përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por është gjithashtu në interesin e Moskës. BE do të rregullojë marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kur të fillojnë negociatat për anëtarësim. Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar negociatat sepse kishte kusht që bullgarët të përfshiheshin në Kushtetutë. Ky ndryshim nuk ka ndodhur ende, kërkon 2/3 e votave të Kuvendit të Maqedonisë”, sqaroi Çerneva.

Sipas dispozitave të reja të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet, ato mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, por jo të mbajnë emra të personaliteteve që janë të lidhura me mungesën e tolerancës racore, fetare, kombëtare, etnike dhe të tjera apo që nxisin urrejtje, gjenocid, përhapje ose mbështetje të ideve të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit ose nëse janë të lidhura me Rajhun e Tretë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share