Lopez e Affleck bëjnë shenjën e pafundësisë

Çifti, tatuazhe në ditën e Shën Valentinit

Xhenifer Lopez dhe Ben Affleck, përjetësuan dashurinë tyre në ditën e Shën Valentinin me dy tatuazhe tejet të veçanta.

Aktorja 53-vjeçare shpërndau në profilin e saj në Instagram një sërë fotosh së bashku me dedikimin: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit dashuria ime”.

Në foton e parë, Lopez tregoi tatuazhin e ri të shenjës së pafundësisë me një shigjetë të Kupidit që kalon në mes, duke treguar se dashuria ndërmjet tyre është e pavdekshme. Simboli, i vendosur në anën e saj të majtë të kraharorit, kishte të shkruar emrin “Jennifer” në anën tjetër atë bashkëshortit të saj.

Ndërsa 50-vjeçari Ben Affleck bëri një tatuazh me dy shigjeta të kryqëzuara me inicialet e çiftit.

Këngëtarja kujtoi edhe lidhjen e tyre në vitet 2000. Çifti krijoi lidhjen në vitin 2002 dhe u ndanë zyrtarisht më 2004.

Por shkëndijat e dashurisë u rindezën në vitin 2022 dhe u finalizua me një martesë ndërmjet tyre në verën e kaluar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share