I jepet lamtumira e fundit ish trajnerit të famshëm të Prishtinës, Çiro Bllazheviq

Personalitete të shumta të jetës politike, kulturore e sportive, familjarë, qytetarë të shumtë kroatë, sot morën pjesën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, për në banesën e fundit ish trajnerit të famshëm të Prishtinës dhe ish selektorit të kombëtares së Kroacisë, Mirosllav Çiro Bllazheviq (88 vjeç).

“U varros Çiro Bllazheviq, erdhën shumë figura të njohura për t’i dhënë lamtumirën e fundit trajnerit legjendar”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

“Pas përkujtimit që u mbajt në sallën e ‘Vatroslav Lisinskit’, legjendari Çiro u varros në Mirogoj. 

Bllazheviqit i dhanë lamtumirën e fundit futbollistë, aktorë, drejtues të shtetit, miq dhe tifozë të shumtë”, shkruan media tjetër kroate “24 sata”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share