Një tërmet me intensitet prej 4.3 ballësh sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqinë qendrore, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra sizmologjike mesdhetare evropiane.
Sipas faqes së internetit të QSME-së, epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra nga Kaharamanmarash, një nga qytetet më të goditura në Turqinë jugore nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit.
Turqia dhe Siria të hënën e kaluar, u goditën nga dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.8 ballë të shkallës Rihter.