Aplikoni: Shteti do të paguajë 600 deri në 800 denarë nga fatura e tyre elektrike për familjet me të ardhura të ulëta

Ministria e Ekonomisë rikujton se deri në fund të muajit vazhdon aplikimi për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, për familjet me të ardhura të ulëta.

Thirrja publike për këtë masë është publikuar më 27 janar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe do të zgjasë deri në fund të shkurtit.

Për këtë masë janë paraparë 60 milionë denarë, ndërsa nga fatura e rrymës së amvisërive do të subvencionohen 600 deri në 800 denarë, varësisht nga të ardhurat totale mujore që i realizojnë familjet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share