Në Kuvend vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

Në Kuvend sot në mesditë duhet të vazhdojë debati për rikonstruimin e Qeverisë, me çka në koalicionin qeveritar hyn Aleanca për shqiptarët, e cila ka tetë deputetë, ndërsa del Aletrnativa dhe Lidhja demokratike. Deputetët nga pushteti në debatin në mbledhjen e djeshme kuvendore për shkarkim të ministrave nga ALternativa me fokus në rezultatet e arritura dhe rrugën evropiane të vendit, duke i hedhur poshtë tensionet e opozitës dhe kërkesat për zgjehdje. Deputetët nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, me kërkesa të përsëritura për zgjedhje dhe akuza për korrupsion dhe krim dhe bisedime “pazar 3” për koalicionin e ri me Aleancën për shqiptarët.

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, vendimi për dalje nga pushteti i Lidhjes demokratike nuk paraqet kurfarë çrregullimi të stabilitetit të shumicës qeveritare, duke shtuar se është hapur mundësia për bashkëpunim me parti dhe deputetë të cilët janë për vazhdim të rrugës evropiane të vendit.

Deputetët dje dhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të mbledhjes së 104-t të Kuvendit vazhduan me debatin për Propozimin për shkarkim të ministrave dhe zëvendësministrave nga Alternativa, përkatësisht për shkarkim të minitrit të Shëndetësisë, Bekim Sali.

Tani për tani është e paqartë deri kur do të zgjasë mbledhja për rikonstruim të Qeverisë, për shkak se sipas Rregullores së Kuvendit, për shkarkim të ministrave parashihet mbledhje për të cilën koha e diskutimit nuk është e kufizuar.

Sipas nenit 221 të Rregullores, Propozimi për shkarkim të një anëtari të Qeverisë, kryetari i Qeverisë e parashtron në formë të shkruar drejt kryetarit të Kuvendit dhe mund ta arsyetojë. Rreth propozimit për shkarkim të anëtarit të Qeverisë, Kuvendi vendosë në mbledhjen e parë të ardhshme.

“Rreth propozimit për shkarkim të një anëtari të Qeverisë hapet debat. Anëtari i Qeverisë për të cilin është parashtruar propozimi për shkarkim mund të deklarohet rreth propozimit në kohëzgjatje prej 15 minutave”, ceket në nenin 221 të Rregullores së Kuvendit. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share