India, së shpejti kombi më i populluar në botë

Rregjistrimi i ri i popullsisë është vonuar për shkak të pandemisë dhe tani për shkak të pengesave teknike dhe logjistike

Pas dy muajsh, India parashikohet të bëhet vendi më i populluar në botë me mbi 1.4 miliardë banorë. Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se popullsia e Indisë mund të arrijë në 1,425,775,850 më 14 Prill, duke kaluar Kinën. Në vitin 2011 popullsia e Indisë ishte 1.21 miliardë, që do të thotë se në vend janë shtuar edhe 210 milionë njerëz.

Por për të mesuar shifrat e sakta duhet pritur për të paktën një vit dhe ndoshta edhe më gjatë. Kjo sepse India ende nuk është në gjendje të bëjë një numërim të sakte të popullsisë.

Në Indi, regjistrimi i popullsisë behet një herë në 10 vite. Normalisht ky regjistrim duhej të ishte bërë në vitin 2021, por është vonuar për shkak të pandemisë, ndërsa tani po has me pengesa teknike dhe logjistike dhe nuk ka asnjë shenjë se do të fillojë së shpejti.

Ekspertët thonë se vonesa në përditësimin e të dhënave si punësimi, strehimi, nivelet e arsimimit, modelet e migrimit dhe vdekshmëria foshnjore, ndikon në planifikimin social dhe ekonomik dhe politikëbërjen në ekonominë e madhe aziatike. Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Statistikave dhe Zbatimit të Programit në Indi ka deklaruar se të dhënat e fundit për popullësinë janë publikuar në vitin 2011. Ekspertët kanë deklaruar se vonesa ka ardhur kryesisht për shkak të vendimit të qeverisë për të rregulluar procesin e regjistrimit dhe për ta bërë atë të pagabueshëm me ndihmën e teknologjisë.

Partia kryesore opozitare e Kongresit dhe kritikët e kryeministrit Narendra Modi kanë akuzuar qeverinë për vonimin e regjistrimit për të fshehur të dhënat për çështje të ndjeshme politike, siç është papunësia, përpara zgjedhjeve kombëtare që do të mbahen në 2024.

Regjistrimi i Indisë kryhet nga rreth 330,000 mësues të shkollave, të cilët fillimisht shkojnë derë më derë duke renditur të gjitha shtëpitë në të gjithë vendin dhe më pas kthehen tek ata me një listë të dytë pyetjesh.

Ata bëjnë më shumë se një numër të konsiderueshëm pyetjesh në 16 gjuhë në dy fazat që do të shpërndahen në 11 muaj, sipas planit të bërë për vitin 2021. Të dhënat përfundimtare per numrin e përgjithshëm te popullsisë do të bëhen publike muaj më vonë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share