U betua mbi Bibël dhe Kuran, fotoja e vetme kur Zogu u shpall Mbret i shqiptarëve

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan u diskutua për vitet e mbretërimit të Ahmet Zogut në Shqipëri.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu paraqiti një foto e cila është e vetmja që tregon momentin kur Zogu u betua si Mbret i shqiptarëve.

Studiuesi Erald Kapri tha se Zogu u betua mbi dy librat e shenjtë, Bibël dhe Kuran. Sipas tij, Zogu bëri hapa drejt mbretërimit për 3 vite rresht.

Blendi Fevziu: Kemi foton që tregon Mbretin në momentin e betimit të tij…

Erald Kapri: Mbi Bibël dhe Kuran.

Blendi Fevziu: Pra është fotoja e vetme, nuk ka asnjë kronikë filmike të momentit të shpalljes së tij “Mbret”. Përse Zogu vendosi të shpallej Mbret?

Erald Kapri: Sepse ishte në interes të vet por edhe qeverisjes në terësi. 3 vite të Republikës shërbyen në shumë pikëpamje për modernizimin e vendit por sërish nuk u gjet qetësi dhe Zogu ishte i bindur se ishte i pari i vendit dhe njerëzit do ta njihnin atë. Duke qenë mbret sipas tij njerëzit do e mblidhnin mendjen që të mos bënin më kryengritje. Zogu ka pasur idhull Napoleonin. Të gjithë hapat nga 1925 deri në 1928 shkonin drejt Mbretërisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share