SEKIZKOK: POPULLI TURK KURRË S`DO TA HARROJË KËTË SOLIDARITET
25.120.773 denarë, dy kamionë me 800 pako ushqimore, 1.700 pako produkte higjienike dhe 4.000 batanije nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut nisen sot për në rajonet e prekura nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë. Autoritetet e Kryqit të Kuq, sic njofton KlanM, shpresojnë që shumë shpejtë të arrihet shuma prej 1 milion euro mjete të grumbulluara nga donatorët human të vendit tonë.
“Ndihma humanitare përbehet nga 800 pako ushqimore, 1700 pako higjienike dhe 4000 batanije, kjo është ndihma e parë e cila dërgohet, gjithsejte afër 25 ton, vlera e ndihmës humanitare është 4milion e 300 mi denarë ose diku 70 mi euro. (2:02) Jam shumë i bindur se ditëve në vijim do të arrijmë 1 milion euro dhe bëj ftese që të gjithë qytetaret human të bëjnë hapin human” – tha Sait Saiti.
Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, sic njofton KlanM, theksoi se në koordinim me Ambasadën e Turqisë këtu në Shkup përmes organizatave dhe kompanive të ndryshme joqeveritare dhe, siç tha ai, me vëllezërit dhe miqtë tanë nga ky vend, kemi dërguar 850 tonë produkteve ushqimore, 53 ton veshje, 27 ton materiale higjienike, 4360 batanije, 186 ngrohës elektrike, 37 çadra, si dhe 18 agregate.
“Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për Maqedoninë e Veriut, e cila qëndron krah për krah me Turqinë, për tejkalimin e këtyre ditëve të vështira. Turqia do ta mbajë mend këtë solidaritet” – tha Hasan Mehmet Sekikok, ambasador i Turqisë në Shkup.
Ambasadori turk ka shprehur mirënjohje të thellë për ekipet e shpëtimit jo vetëm nga vendi ynë, por nga e gjithë bota, për shkak të kontributit në aksionet e kërkim-shpëtimit në rajonet e goditura duke thënë se këto ekipe do të shënohen me shkronja të arta në historinë dhe zemrat e popullit turk. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri