Më shumë se 37 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri i para 8 ditëve ka shkuar në 37,343. Sipas mediave ndërkombëtare, në Turqi kanë humbur jetën 31,643 persona, ndërsa në Siri janë 5700 viktima.

Gjatë ditës së djeshme, u shpëtuan të paktën 8 persona. Edhe pse shpresat për të mbijetuar sa vijnë e po shuhen me kalimin e ditëve, një djalë dhe një burrë në Kahramanmaras u shpëtuan pas 198 orësh nën gërmadha.

Diku tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqeshin të nxirrnin nga rrënojat një gjyshe, nënën dhe vajzë, të gjithë nga e njëjta familje. Ata i kishin mbijetuar tërmetit.

Ndërkohë, në Siri duket se operacioni i kërkim-shpëtimit është drejt fundit dhe se tashmë vëmendja do të përqëndrohet tek strehimi i banorëve të prekur.

Presidenti sirian Bashar al-Assad kishte rënë dakord që të lejonte më shumë ndihma të OKB-së të hynin në Siri. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share