Ditë zie për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri

Në përkujtim të viktimave nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri në vendin tonë sot është ditë zie.
Në shtetin tonë dhe para përfaqësive diplomatike – konsullare flamuri do të vendoset në gjysmë-shtizë.
Vendimin e solli dje Qeveria, si shprehje e solidaritetit dhe respektit për numrin e madh të jetëve të humbura njerëzore, të shkaktuara nga tërmeti katastrofal që ndodhi në Turqi dhe Siri, më 6 shkurt.
Numri i të vdekurve në tërmetetet, përfundimisht me ditën e djeshme, arriti mbi 33.000.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share