Mbi 33.000 njerëz e humbën jetën në Turqi dhe Sirinë fqinje pas tërmeteve të 6 shkurtit ,e epiqendër në rajonin jugor turk Kahramanmarash.
Drejtoria për menaxhim me katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme të të qeverisë turke (AFAD) sot kumtoi se numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 29.605. Sipas këtij shërbimi, mbi 92.600 njerëz janë lënduar.
Nurmi i të vdkeurve në rajonin nën kontroll të kryengritësve në Sirinë veriperëndimore u rrit në 2.166, sipas grupit të shpëtimtarëve “Helmetat e bardha”. Numri i përgjithshëm i viktimave në Siri përfundimisht me dje ishte 3.553, edhe pse numri zyrtar i të vdekurve prej 1.387 personave, të paraqitur për rajonet në vend të kontrolluara nga qeveria, është i pandryshuar me ditë.
Drejtoria turke për menaxhim me katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme njoftoi se 147.934 janë evakuuar nga rajone të goditura nga tërmetet, kumtoi Dejli Sabah.
Nënpresidenti Fuat Oktai tha se 32.071 ekipe të kërkim-shpëtimit punojnë në 10 qarqet e goditura.