VMRO-DPMNE: QEVERIA E RE REZULTAT I “PAZAR 3 KOALICIONEVE”
Përbërja e re qeveritare me emrat e ministrave të ri nesër para deputeteve të kuvendit të RMV-së. Partitë në pushtet thonë se është siguruar shumica për reforma kurse për opozitën mdryshimet e përbërjes së Qeverisë janë si rezultat “Pazar 3 koalicionit” e jo si pasojë e një marrëveshjeje stabile për zhvillimin e vendit.
Nesër deputetët e kuvendit të RMV-së do të votojnë ministrat e ri të cilët janë pjesë e rikonstruimit të qeverisë. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi pas pranimit të propozimit për rikontruim të Qeverisë, të dorëzuar nga ana e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, seancën e ka caktuar për nesër në ora 15. Nga partia në pushtet LSDM bëjnë të ditur se me zgjerimin e Qeverisë është siguruar shumica për reforma dhe stabilitet politik të shtetit.
“Me përfshirjen e Aleancës si partner i ri i koalicionit në Qeveri, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik, avancim të sundimit të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe institucioneve. Në kohën kur kriza energjetike dhe ekonomike vazhdon ende, është e një rëndësie të madhe parandalimi i bllokadave të VMRO-DPMNE-së, që të mos ketë ligje të bllokuara në Kuvend” – thonë nga LSDM.
Nga partia opozitare VMRO-DPMNE vazhdojnë kritikat rreth zgjerimit të qeverisë, sipas kësaj partie ndryshimet e reja janë bërë qëtë shpëtohen edhe për disa muaj më tepër bizneset dhe tenderat nga dyshja Ahmeti – Kovaçevski.
”Lista e propozuar për ministra dhe deputetë të rinj në qeveri është një listë e vërtetë “Pazar 3” për të shpëtuar qeverinë e Ahmetit dhe Kovaçevskit, duke e zgjatur afatin për krim, tenderë, kriza dhe disfata për Maqedoninë. Ndër të tjera, Kovaçevski duhet të sqarojë propozimet, por nuk duhet t’i lërë jashtë” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.
Emrat e ministrave të rinjë janë këto:
Për ministër të Drejtësisë është propozuar Krenar Lloga
· Për ministër të Shëndetësisë është propozuar Fatmir Mexhiti
· Për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu
· Për ministre të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Kaja Shukova
· Për zëvendësministër i Mbrojtjes është propozuar Tiron Jajaga
· Për zëvendësministre e Drejtësisë është propozuar Viktorija Avramovska – Madiq
· Për zëvedësministre e Bujqësisë Vjollca Berisha
· Për zëvendësministre e Shëndetësisë Maja Manoleva
· Për zëvendësministre e Arsimit Agim Nuhiu.
Ndërkaq, Izet Mexhiti nga Grupi i Zjarrit ditë më parë njoftoi se nuk do të votoj për rikonstruimin e qeverisë, po nga ky grup dje reaguan lidhur me shkarkimin e zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Hasani ku i vendosën ultimatum BDI-së që të reflektoj deri ditën e hënë. /KlanMacedonia/