Kontrolle komunikacioni në Shkup – gjithsej 141 dënime, 19 për vozitës nën ndikim të alkoolit

Sektori për punë të brendshme Shkup dje gjatë kontrolleve të komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit shqiptoi masa për gjithsej 141 kundërvajtje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Për vozitje pa patent shofer 13 sanksione, 51 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë sanksione për automjete të parregullta teknike dhe automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar 19 sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit, re sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – dritë të kuqe”, thekson MPB.

Ministria bën me dije se kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në rrugë. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share