Një burrë 35-vjeçar është shpëtuar nga rërnojat e një ndërtese të rrënuar në provincën jugore turke Hataj 150 orë pas tërmetit të fuqishëm që e goditi rajonin, lajmëroi agjencia turke e lajmeve Anadollu.
Burri, i identifikuar so Mustafa Sarigul, u gjet mes rrënojave të ndërtesës gjashtëkatëshe gjaët skanimit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit, si dhe personeli ushtarak dhe anëtarë të ekipit rumun për kërkim dhe shpëtim, punuan pesë orë për ta shpëtuar njeriun.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës në mëngjes arriti 28.192.